Lidhje

Shqipëria dhe Italia, marrëveshje për luftën kundër krimit të organizuar


Ministri i Jashtëm italian, Massimo D'Alema, dhe Ministri i Brendshëm shqiptar Bujar Nishani nënshkruan sot në Bari të Italisë një marrëveshje për luftë të përbashkët kundër krimit të organizuar.

Disa nga ministrat e qeverisë shqiptare dhe kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli morrën sot pjesë në një takim të nivelit të lartë mes Italisë dhe Shqipërisë të organizuar nga rajoni i Pulias i cili u përqëndua në çështjet e ligjshëmërisë dhe investimeve.

Drejtues të antimafias italiane i kushtuan një rëndësi të veçantë luftës kundër krimit dhe nevojës për të forcuar bashkëpunimin dy palësh. Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, Prokurori i përgjithshëm i antimafies italiane, Pietro Grasso, deklaroi se Shqipëria ndodhet në qendër të rrugëve të trafikut të heroinës nga lindja e mesme dhe Azia juglindore.

Një shqetësim i dukshëm i autoriteteve të drejtësisë italiane ka qenë ai i vakumit ligjor që pengon kapjen dhe ndëshkimin e qindra shqiptarëve që kanë kyer krime në Itali por që lëvizin lirisht në Shqipëri. //rd//

XS
SM
MD
LG