Lidhje

Këshilli i Evropës përsërit thirrjet që Serbia të arrestojë të kërkuarit për krime lufte


Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Rene Van den Linden i bëri përsëri thirrje Serbisë që të ekstradojë të dyshuarit për krime lufte në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara në Hagë për t’u ndjekur penalisht.

Zoti Van den Linden i bëri këto komente sot në Beograd, pas takimeve me zyrtarë të lartë serbë. Udhëheqësit evropianë kanë kërkuar bashkëpunimin e Serbisë në operacionet për gjetjen e Ratko Mlladiçit dhe të Radovan Karaxhiçit. Ministri i ri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç, është zotuar të përmbushë kërkesën evropiane, që është kusht për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Van den Linden mori gjithashtu pjesë në një takim të Komisionit të Përhershëm të Këshillit të Evropës, që aktualisht kryesohet nga Beogradi në bazë të presidencës së radhës të Këshillit. //rd//

XS
SM
MD
LG