Lidhje

Merkel: Marrëveshja për ngrohjen globale në pikëpyetje


Kancelarja gjermane, Anxhela Merkel, u bëri thirrje vendeve të zhvilluara që të bashkohen në luftën kundër ngrohjes globale, por shprehu dyshime nëse vendet e industrializuara do të arrijnë një konsensus për të ndërmarë një hap të tillë në takimin e nivelit të lartë në qershor.

Kancelarja Merkel i bëri këto komente sot në një fjalim që mbajti në parlament. Ajo tha se dëshiron që pjesëmarrësit në takimin e nivelit të lartë të Grupit të Tetëshes, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, të bien dakord mbi mënyrat për të pakësuar çlirimin e dioksidit të karbonit, që do të hapte rrugën për shtrirjen e Protokollit të Kjotos të vitit 1998. Kjo marrëveshje, e cila cakton objektiva konkrete për pakësimin e çlirimit të gazrave ndotës të mjedisit, skadon në vitin 2012.

Këto objektiva të Gjermanisë ndeshen në kundërshtimin e ashpër të Shteteve të Bashkuara, të cilat u tërhoqën nga Protokolli i Kjotos pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të administratës së presidentit Bush në vitin 2001. Kundërshtimi amerikan e ka pjesërisht origjinën tek shqetësimet se protokolli nuk përfshinte objektiva detyruese për vendet në zhvillim. //rd//

XS
SM
MD
LG