Lidhje

SHBA: Dështojnë përpjekjet për të ndryshuar projektligjin për imigracionin


Ligjvenësit në Senatin amerikan kundërshtuan disa amendamente që mund të kishin rrezikuar planin për reformën e debatueshme të imigracionit.

Me 66 vota kundër dhe 29 pro, senatorët nuk pranuan që nga projekt-ligji i imigracionit të eliminohej klauzola që u jep status ligjor mbi 12 milionë imigrantëve të paligjshëm që ndodhen në Amerikë.

Senatori republikan David Vitter, që kishte propozuar amendamentin, tha se t’i japësh status ligjor imigrantëve të paligjshëm, do të thotë të shpërblesh ata që kanë shkelur ligjin.

Duke iu përgjur atij, senatori demokrat Ted Kenedi tha se legalizimin i imigrantëve është i rëndësishëm për sigurinë kombëtare. Një amendament tjetër, i propozuar nga senatori demokrat Byron Dorgan, për t’i dhënë fund programit për punë sezonale pas 5 vjetësh, po ashtu u hodh poshtë, por vetem me një votë diferencë, 49 me 48.

Shumë demokratë janë kundër punëtorëve sezonalë, duke thënë se punëtorë të tillë do të sjellin ulje page për punëtorët amerikanë dhe nga ana tjetër kjo do t’u mohojë punëtorëve të përkohshëm mundësinë të bëhen shtetas amerikanë. //rd//

XS
SM
MD
LG