Lidhje

Irak: Shfaqet përsëri në publik Moktada al-Sadr


Në Irak, kleriku radikal shiit Moktada al-Sadr doli për herë të parë në publik që nga fillimi i mësymjes madhore të sigurisë në muajin shkurt.

Kleriku radikal mori pjesë në faljet e së premtes sot në një xhami të qytetit Kufa ku u tha besimtarëve se forcat pushtuese duhet të largohen nga Iraku. Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se al-Sadr është kthyer kohët e fundit në jug të Irakut pasi u fsheh për katër muaj në Iran. Ndërsa pasuesit e tij thonë se kleriku asnjëherë nuk është larguar nga Iraku.

Policia irakiane ka njoftuar se Abu Kadr, udhëheqësi i ushtrisë Mahdi të al-Sadrit në qytetin e Basrës është vrarë në luftimet me forcat irakiane dhe britanike. Ndërkohë, ushtria amerikane njoftoi vdekjen e gjashtë ushtarëve që u vranë nga shpërthime në anë të rrugës dhe shkëmbime zjarri në mbarë Irakun.

XS
SM
MD
LG