Lidhje

Liban: Keqësohet gjendja e refugjatëve palestinezë


Në Liban, disa palestinezë mundën t’i shmagen sot zjarrit me snajper, gjatë arratisjes nga një kamp refugjatësh në veri të vendit.

Refugjatën përfituan nga një qetësi relative gjatë luftimeve mes militantëve Fatah al-Islam dhe ushtarëve libanezë në kampin Nahr el-Bared. Shumica e tyre u nisën drejt Tripolit, apo një kampi refugjatësh aty pranë.

Një përfaqësuese e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, tha se agjencia është shumë e shqetësuar lidhur me fatin e rreth 20 mijë palestinezëve, të cilët vazhdojnë të jetojnë në Nahr al-Bared.

Punonjësit e ndihmave thonë se gjendja e refugjatëve në kamp po keqësohet.

Në përleshjet në kampin Nahr Al Bared, në periferi të Tripolit u vrane të paktën 75 vete që nga e diela e kaluar.

Dje në Bejrut filluan te mberrijne ndihmat amerikane dhe ato të vendeve arabe. Shtetet e Bashkuara rane dakord ta shpejtojnë ndihmën ushtarake pas luftimeve që filluan këtë javë brenda një kampi refugjatësh palestineze në veri të Libanit.

Tre anije lufarake amerikane me ndihma mberriten sot ne Beirut.

XS
SM
MD
LG