Lidhje

Udhëheqësit ukrainas bien dakord për zgjidhjen e krizës politike


Presidenti dhe kryeministri i Ukrainës ranë dakord të dënojnë veprimet provokuese dhe të zhvillojnë zgjedhje parlamentare. Në një deklaratë të përbashkët botuar sot në internet në faqen zyrtare të presidentit Viktor Jushçenko, krahas me kryetarin e parlamentit, ata gjithashtu thonë se ranë dakord që të marten e të mërkurën të mblidhet parlamenti për të miratuar ligjet për zhvillimin e zgjedhjeve të drejta, transparente e demokratike. Zoti Jushçenko thotë se kjo marrëveshje do të thotë se kriza në Ukrainë u zgjidh. Shpallja vjen pas dy ditë bisedimesh midis presidentit dhe krzeministrit. Në muajin prill, presidenti Jushkçenko kishte dhënë urdhër për shpërndarjen e parlamentit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja pasi kryeministri Viktor Janukoviç dhe përkrahësit e tij bindën 11 deputetë nga parti të tjera që të kalonin në anën e opozitës. Duke patur vota të mjaftueshme, zoti Janukoviç dhe aleatët e tij e kundërshtuan presidentin dhe nuk pranuan ta shpërndajnë parlamentin. Ata gjithashtu nuk pranuan të autorizonin fonde për zhvillimin e zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG