Lidhje

Rusia shpreh zhgënjim ndaj Iranit për çështjen bërthamore


Një diplomat i lartë rus thotë se vendi i tij është tepër i zhgënjyer që Irani nuk ka plotëruar kërkesat ndërkombëtare për të ndërprerë veprimtarinë bërthamore.

Zëvendës ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Kisliak, tha se Rusia pret që Irani të ndryshojë qendrim pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike deklaroi se Irani ka sfiduar kërkesat ndërkombëtare dhe ka zgjeruar aktivitetin për pasurimin e uraniumit.

Agjencia ruse e lajmeve, Interfax, njoftoi se zoti Kisliak ka thënë se Rusia po përpiqet të ndihmojë në zgjidhjen e situatës nëpërmjet dialogut. Rusia po ndërton në Iran një uzinë bërthamore për përdorime civile, por kohët e fundit ka mbështetur sanksionet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit, pasi ky i fundit nuk ka ndërprerë aktivitetin për pasurimin e uraniumit.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre akuzojnë Iranin se është përpjekur të ndërtojë armë bërthamore, akuzë të cilën Irani e hedh poshtë.//lk

XS
SM
MD
LG