Lidhje

Kërkimi i një mendimi të dytë për kancerin mund të jetë vendimtar


Zgjedhja e mënyrës më të mirë të trajtimit të një sëmundjeje mund të jetë një vendim jeta a vdekje për disa pacientë me kancer. Por një grup pacientësh të tillë kanë gjetur mbështetje tek një këshillë që i ndihmon ata të zgjedhin.

Kanceri është një sëmundje, për trajtimin e së cilkës nevojiten konsulta me shumë ekspertë. Fillisht, diagnoza përcaktohet nga mjeku i familjes, pastaj shpesh pasohet nga këshilla me pathologun, kirurgun, onkologjistin.

Gjithë ky proces mund të jetë tepër i stërgjatur e i lodhshëm për pacientin, duke e bërë atë të ndjehet i hutuar, i paqartë dhe i pasigurt rreth hapit që duhet të hedhë. "Çfarë duhet të bëjë më tej?",- pyet shpesh ai, ose ajo.

Pam Allan u diagnostikuia kohët e fundit me kancer në gji. Dhe një nga shqetësimet e saj ishte se çfarë lloj trajtimi do t’i bënte asaj më mirë. Pam donte të sigurohej se nuk do të kishte nevojë për kimioterapi. Edhe Dorin Uterbak vuan nga kanceri në gji. Kanceri asaj iu rikthye pas një zhdukjeje prej 15 vjetësh.

Të dyja këto gra kërkuan këshillën e një grupi mjekësor me qendër në Kaliforni, i quajtur "Opinioni i Dytë". Ky grup përbëhet nga mjekë, specialistë të kancerit, të cilët i ndihmojnë vullnetarisht pacinentët për të vendosur mbi hapin tjetër të trajtimit. Këta mjekë marrin në shqyrtim të dhënat mjekësore të çdo pacienti.

Dorin Uterbak është takuar me mjekët më shumë se një herë, për të kërkuar mendimin e tyre se si duhet të veprojë apo cfarë mënyre trajtimi duhet të zgjedhë tani që kanceri në gji i është kthyer përsëri. Në grupin e mjekëve marrin pjesë specialistë kanceri, pathologë, radiologë dhe një farmacist i cili ka njohuri rreth barnave kundër kancerit.

Dorin Uterbak thotë se e njeh diagnozën e saj, por tani do të dijë se si kanë vepruar mjekët në raste të ndryshme për trajtimin e pacienteve me të njëtën diagnozë, dhe kur trajtimi ka dalë me sukses. Ky grup mjekësh vullnetarë do të dëshironte që ta shtrinte veprimatrinë e vet edhe në rajone të tjera të Kalifornisë, Por Uells Uitni, i këtij grupi, thotë se për këtë duhet që më shumë mjekë specialistë të dhurojnë kohën e tyre për t’u përfshirë në konsulta, të paktën disa herë në vit.

Organizata botërore e shëndetësisë thotë se ekzistojnë rreth 100 lloj kanceresh që mund të diagnostikohen. Të paktën 30 përqind e tyre shpesh janë të kurueshme nëse diagnostikohen në fazë të herëshme dhe në se trajtohen saktë. Kjo është arsyeja që ekspertët thonë se kërkimi i një mendimi të dytë rreth mënyrës së trajtimit mund të jetë vendimtar.//lk

XS
SM
MD
LG