Lidhje

Serbia arreston shtatë të dyshuar për krime në Kroaci


Serbia ka arrestuar shtatë të dyshuar për vrasjen dhe torturimin e civilëve jo-serbë në Kroaci gjatë konfliktit në Ballkan në vitet 1990.

Autoritetet thanë sot se arrestuan shtatë personat në lidhje me një seri vrasjesh në fshatin kroat Lovas, në kufi me Serbinë. Kroacia Lindore ishte skenë e luftimeve të ashpra midis kroatëve etnikë dhe serbëve, pasi Zagrebi shpalli pavarësinë nga ish Jugosllavia në vitin 1991.

Ushtria jugosllave vuri ne kontroll qytetin strategjik të Vukovarit, pas një rrethimi tre mujor. Ushtarët vranë më shumë se 260 civilë, shumica pacientë në spital, në atë që u bë e njohur si masakra më e përgjakshme në luftën e Kroacisë për pavarësi. Eshtrat e viktimave, më vonë u gjatën në një varrezë masive në një fermë aty pranë.//lk

XS
SM
MD
LG