Lidhje

Robert Zellik emërohet president i Bankës Botërore


Presidenti Bush emëroi zotin Robert Zellik në postin e presidentit të Bankës Botërore. Zoti Bush njoftoi sot zgjedhjen e tij në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se ish nënsekretari i shtetit dhe ish përfaqësuesi tregtar i Shteteve të Bashkuara sjell një përvojë të pasur në këtë post.

Zellik, presidenti i 11-të i Bankës Botërore, zëvendëson zotin Paul Wolfowitz, që u detyrua të japë dorëheqjen pas një skandali që përfshinte rritjen e rrogës dhe ngritjen në pozitë të të dashurës së tij, punonjëse e bankës.

Zellik e panoi emërimin duke thënë se Banka Botërore luan një rol jetësor në uljen e nivelit të varfërisë në botë dhe në shpresat që i jep vendeve në zhvillim.

Por ai shtoi se kjo detyrë duhet kryer me kujdes dhe në mënyrë krijuese, dhe se banka duhet të bashkëpunojë me institucione të tjera në mbarë botën. //ze//

XS
SM
MD
LG