Lidhje

Urdhër i prokurorit të Serbisë për hetimin e 12 të pandehurve për krime lufte


Prokurori i krimeve të luftës i Serbisë ka dhënë urdhër për hetimin e 12 ish luftëtarëve serbë në lidhje me vrasjet në masë të civilëve në Kroaci gjatë konflikteve ballkanike të viteve 90-të.

Zyra e Prokurorit tha sot se në këtë grup përfshihet ish ushtarë jugosllavë dhe vullnetarë të dyshuar se kanë qënë të implikuar në vrasjen e 70 civilëve në qytetin kroat të Lovas në kufirin me Serbinë.

Njoftimi i sotëm pason arrestimet dhe të 7 anëtarëve të grupit.

Kroacia lindore ishte skenë e luftimeve të ashpra midis kroatëve dhe serbëve pasi Zagrebi shpalli pavarësinë nga ish Jugosllavia në vitin 1991.

Pasi ushtarët jugosllavë morrën qytetin strategjik të Vukovarit, forcat serbe vranë më shumë se 260 civilë në atë që u bë e njohur si masaktra më e përgjakshme në luftën e Kroacisë për pavarësi. //ze//

XS
SM
MD
LG