Lidhje

40 vjetori i albumit më me ndikim të grupit Beatles


40 vjet më parë, më 1 qershor 1967, grupi më i famshëm në botë në atë kohë, Beatles, nxori albimin më me ndikim – Sergeant Pepper’s Lonely Hearts Club Band.

Nga fundi i vitit 1966 dhe fillim i vitit 1967, Beatlesat pothuajse i kishin ndalur turnetë. Pikërisht në këtë kohë studiot e regjistrimit nxorrën koleksionin e këngëve që më vonë duket se shënuan fillimin e Verës së Dashurisë.

John, Paul, George dhe Ringo ishin ata që krijuan një nga albumet më të paharrura të viteve ’60. Të gjitha këngët e albumit Seargeant Pepper u regjistruan në studion Abbey Road. Albumi i tetë i Beatles u cilësua nga kritikët jo vetëm si albumi më me influencë i kohës, por mendohet se ishte ai që i vuri Beatles përsëri në hartë kur interesimi për grupin filloi të shuhej pas Bealtemanisë që përfshiu Britaninë dhe Amerikën në vitet 1960. Nga krijimtaria artistike tek teknika e regjistrimit, ndikimi i albumit Sergeant Pepper ishte shumë më i madh nga sa e kishin imagjinuar Beatlesat.

Paul McCartney ishte truri për konceptimin e albumit. McCartney thotë se u influencua nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara. Sergeant Pepper’s Lonely Harts Club Band gëzoi sukses të paparë. Ajo qëndori në vendin e parë të klasifikimeve 15 javë në Shtetet e Bashkuara, 27 javë në Britani dhe 30 javë në Australi. //iç//

XS
SM
MD
LG