Lidhje

Mijëra protestues në Gjermani për takimin e tetëshes


Dhjetëra mijëra demonstrues po marshojnë nëpër rrugët e qytetit gjerman të Rostokut duke protestuar ndaj takimit të nivelit të lartë të vendeve më të pasura në botë i cili fillon javën e ardhshme në këtë rajon.

Demonstruesit duke marshuar në qendër të Rostokut mbanin balona, flamuj dhe parulla anti kapitaliste. Autobusë dhe trena sillnin mijëra demonstrues të tjerë të cilët pritet tu bashkohen demonstrueseve në protestën më të madhe të mbajtur ndonjëherë kundër vendeve të tetëshës.

Organizatorët thane se prisnin rreth 100 mijë demonstrues në protestën që do të mbahet gjatë gjithë ditës. Autoritetet gjermane kanë vënë në gatishmëri mijëra trupa të policisë në mbarë qytetin për të mbajtur qetësinë gjatë protestës. Ka pasur pëleshje sporadike ndërmjet policisë dhe demonstruesve të cilët gjuanin me gurë dhe objekte të tjera kundër policisë. Disa demonstrues u arrestuan.//rd//

XS
SM
MD
LG