Lidhje

Kandidatët presidencialë të Partisë Demokrate gati për debat


Kandidatët e Partisë Demokrate për në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm do të marrin pjesë në një debat sot në New Hampshire.

Të tetë pretendentët e kandidaturës së partisë së tyre, përfshi senatoren Hillary Clinton, senatorin Barack Obama dhe ish senatorin John Edwards, do t’u përgjigjen pyetjeve në kampusin e kolegjit Saint Anselm në Manchester të New Hampshire.

Lufta në Irak pritet të jetë në qëndër të debatit së bashku me çështje të brendëshme si kujdesi shëndetësor dhe imigracioni. Dhjetë kandidatë presidencialë të Partisë Republikane do të marrin pjesë në një debat të ngjashëm më 5 qershor në të njëjtin kolegj.

Një anketë e re e opinionit tregon se senatorja Clinton udhëheq në krahun e demokratëve me 42 përqind mbështetje. Zoti Obama është në vendin e dytë me 27 përdind dhe zoti Edwards në vendin e tretë me 11 përqind.

Sipas anketës ish kryetari i bashkisë së New Yorkut Rudy Guliani udhëheq ndër kandidatët republikanë me 34 përqind. Senatori John McCain është në vendin e dytë me 20 përqind.

XS
SM
MD
LG