Lidhje

Sondazh për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për çështje shqiptare


Mbi 60 per qind e shqiptareve mendojne se SHBA do te ndihmoje ne pavaresine e Kosoves, ndersa mbi 70 per qind e tyre besojne se SHBA do te ndihmojne per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Keto jane rezultatet e nje sondazhi te kryer nga Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve ne qytetet me te medha te vendit. Edhe nje here tjeter shqiptaret shprehin nje besim dhe mbeshtetje te madhe tek SHBA.

Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve publikoi sot të dhënat e një sondazhi për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, sipas të cilit mbi 60 për qind e populltaës shqiptare besojnë se SHBA do ta mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Sondazhi u krye me 1 mijë e 300 qytetarë në qytetet e mëdha të vendit ku CAO ka degët e veta.

"Përsëri mbështetja dhe fryma pro-amerikane në Shqipëri ka mbetur e palëkundur. Ka një dominancë të dukshme sa i takon mbështetjes së diplomacisë amerikane në Shqipëri nga popullsia, në krahasim me diplomacinë europiane të Bashkimit Europian, qoftë edhe me NATO-n" - tha drejtuesi i Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve, Kreshnik Spahiu.

Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve vëren se ka një pritshmëri për mbështetje më të madhe të shqiptarëve për SHBA, krahasuar me cdo diplomaci Europiane, si për
Kosovën ashtu edhe për NATO-n.

"Pavarësisht nga emigracioni më i madh shqiptar në vendet europiane se në SHBA, pavarësisht nga investimet e shumta europiane krahasuar me ato amerikane, diplomacia e dendur me Bashkimin Europian ku synon të integrohet; pra, pavarësisht nga të gjitha këto, përsëri në maxhorancë Shqipëria mendon se SHBA janë avokati më i mirë i sfidave dhe i cështjes shqiptare" - tha drejtuesi i Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve, Kreshnik Spahiu.

Ai thotë se përkrahja e shqiptarëve për SHBA ka arsyet e veta historike dhe aktuale, dhe shumë njerëz besojnë se amerikanët sërish do të jenë në krah të shqiptarëve për Kosovën.

Rreth 62 për qind e të intervistuarve mendojnë se SHBA janë avokat mbrojtëset më të mira të interesave të kombit shqiptar. Ata gjykojnë se vizita e Presidentit Bush do të ndikoj shumë në zgjidhjen e statusit të Kosovës, dhe 67 % e shqiptarëve besojnë se SHBA do ta njohë pavarësinë e Kosovës edhe në rast të një veto kundër në Këshillin e Sigurimit të Rusisë për këtë çështje. Ndërkaq 74% e qytetarëve vlerësojnë se vizita e Presidentit Bush do të ndikoj fuqimisht që Shqipëria të antarësohet në NATO. //iç//

XS
SM
MD
LG