Lidhje

Një grup i lidhur me al-Kaidën në Irak thotë se ka vrarë 3 ushtarë amerikanë


Një grup i lidhur me al-Kaidën në Irak tha se ka vrarë 3 ushtarë amerikanë, të cilët u zhdukën pas një sulmi në jug të Bagdatit muajin e kaluar. Grupi “Shteti islamik i Irakut” tha në një video të publikuar në një faqe elektronike se i vrau ushtarët pasi i kapi ata.

Trupi i njërit prej ushtarëve u gjet në një kanal, dy javë më parë. Në video thuhej gjithashtu se dy ushtarët e tjerë u vranë dhe u varrosën, por nuk jepeshin prova. Videoja tregonte gjithashtu kartat ushtarake të identifikimit të dy ushtarëve amerikanë.

Një zëdhënës i ushtrisë amerikane tha se videoja nuk përmban asnjë provë përcaktuese rreth statusit të dy ushtarëve të humbur. Ai tha se forcat amerikane dhe ato irakiane po vazhdojnë operacionet e kërkimit për ta. //iç//

XS
SM
MD
LG