Lidhje

Ngrihen akuzat ndaj drejtuesit të Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti


Një prokuror ndërkombëtar akuzoi drejtuesin e grupit Vetëvendosja për rolin e tij në organizimin e protestave të dhunshme në Prishinë që lanë dy të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur.

Departamenti i Drejtësisë së Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë tha sot se ka akuzuar Albin Kurtin për nxitje të dhunës gjatë protestave të 10 shkurtit kundër administratës. Grupi Vetvendosja organizoi protestën ku kërkohej pavarësia e menjëhershme nga Beogradi pa mbikëqyrje ndërkombëtare.

Dy protestues u vranë pasi paqeruajtës ndërkombëtarë përdorën plumba kauçuku për të përmbajtur protestuesit që kaluan vijën e sigurisë përpara ndërtesës së parlamentit të Kosovës. Shumë të tjerë u plagosën në përleshjet me policinë.

Prokurori e ka akuzuar gjithashtu Albin Kurtin me përpjekje për të ndalur paqeruajtësit të kryejnë detyrën e tyre. //iç//

XS
SM
MD
LG