Lidhje

Basha: Plani Ahtisari rruga më e mirë drejt së ardhmes


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulëzim Basha tha sot në Podgoricë se "plani i zotit Ahtisari është rruga më e mirë për të ecur drejt së ardhmes, jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë".

Ministri i jashtëm Basha përsëriti qëndrimin e Shqipërisë për Kosovën dhe shprehu besimin për një miratim të shpejtë të këtij plani në Këshillin e Sigurimit.

Ministri i jashtëm malazez, Milan Roçen, tha se "nuk varet nga Mali i Zi se si do të jetë zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovës. Qëllimi kryesor i Malit të Zi", tha ai, "është ruajtja e paqes dhe stabilitetit kur dihet se në këtë vend jetojnë në harmoni si serbët ashtu edhe shqiptarët".

Ministri i jashtëm shqiptar u prit edhe nga kryeministri i Malit të Zi, Zhelko Shturanoviç dhe ministri për pakicat, Fuad Nimani. Në takime u bisedua për bashkëpunimin dypalësh në aspektin e reformave politike, si dhe për bashkëpunimin ekonomik, komunikimin e lirë në rajonet ndërkufitare dhe për integrimet evropiane dhe në NATO. //iç//

XS
SM
MD
LG