Lidhje

Lewis Scooter Libby dënohet me 30 muaj burgim dhe 250 mijë dollarë gjobë


Ish shefi i personelit të nënpresidentit Dick Cheney u dënua me 30 muaj burg nën akuzat se gënjeu dhe shtrembëroi drejtësinë gjatë hetimit lidhur me çështjen e zbulimit të identitetit të një agjenteje të CIAs.

Një gjykatës federal në Uashington e dënoi sot Lewis Scooter Libby edhe me një gjobë prej 250 mijë dollarësh dhe dy vjet nën vëzhgim pas kryerjes së burgut. Libby u shpall fajtor në mars për katër nga pesë akuzat se kishte dhënë deklarata fallso për hetuesit dhe jurinë e lartë që po përpiqeshin të përcaktonin se kush e nxorri për median identitetin e operatives Valerie Plame.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Bush ndjehet shumë keq për familjen Libby. Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë për shtypin Dana Perino u tha gazetarëve në avionin Air Force One se presidenti nuk ka ndërmend të ndërhyjë në këtë çështje ndërsa vazhdon procesi i apelimit.//iç//

XS
SM
MD
LG