Lidhje

Karla del Ponte e kënaqur nga bashkëpunimi me Serbinë


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi, Karla del Ponte, vlerësoi qeverinë serbe për angazhimin e saj për të kapur dhe nxjerrë para drejtësisë të dyshuarit e tjerë për krime lufte.

Zonja del Ponte tha sot se raporti i saj lidhur me bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës, që do ta paraqesë më 18 qershor, do të jetë pozitiv. Megjithatë, ajo shtoi se ajo pret që Serbia të ndërmarë hapa të tjerë pozitivë.

Kryeprokurorja e Hagës i bëri këto komente për gazetarët në Beograd, pas një takimi me presidentin serb, Boris Tadiç. Presidenti Tadiç tha gjatë një interviste se udhëheqësit serbë janë të vendosur të arrestojnë të kërkuarin për krime lufte, gjeneralin Ratko Mlladiç. Zonja del Ponte i tha gazetës Financial Times të Londrës se Mlladiç mund të arrestohet brënda disa javësh. Ajo vlerësoi gjithashtu autoritetet serbe për rolin e tyre në kapjen javën e kaluar të gjeneralit të serbëve të Bosnjes, Zvravko Tolimir. //rd//

XS
SM
MD
LG