Lidhje

Rusia riafirmon mbështetjen ndaj Serbisë për të ardhmen e Kosovës


Rusia riafirmoi atë që e quan solidaritet të vendosur me Serbinë për të ardhmen e Kosovës.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov u tha sot gazetarëve se Rusia nuk do të mbështesë asnjë vendim për Kosovën që nuk mbështetet si nga Serbia ashtu edhe nga shumica shqiptare. Komentet e tij pasuan një takim me homologun serb Vuk Jeremiç në afërsi të Moskës.

Këshilli i Sigurimit është duke studiuar rekomandimet që Kosovës të marrë pavarësi të mbikëqyrur. Nga ana e saj Serbia e konsideron Kosovën qëndër të kulturës dhe historisë së vendit dhe ka premtuar të kundërshtojë çdo përpjekje për ti dhënë Kosovës pavarësinë.

Rusia, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit ka kërcënuar ti vërë veton jë rezolute për të ardhmen e Kosovës që injoron pretendimin serb. Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica pritet të diskutojnë mbi Kosovën në Shën Petersburg këtë javë, ku do të marrin pjesë në një takim ekonomik të nivelit të lartë.//rd//

XS
SM
MD
LG