Lidhje

63 vjetori i ndërhyrjes në Normandi


Franca dhe Shtetet e Bashkuara përkujtuan 63 vjetorin e ndërhyrjes në Normandi në Luftën e Dytë Botërore me një ceremoni në varrezat amerikane në veriperëndim të Francës.

Sekretari amerikan i Mbrojtes Robert Gates dhe homologu i tij francez Herve Morin morën pjesë në ceremoninë e inagurimit të një qendre për vizitorët sot në varrezat amerikane të Normandisë ku janë varrosur më shumë se 9 mijë trupa amerikane. Duke folur pranë statujës Shpirti i Rinisë Amerikane, zoti Gates tha se forcat amerikane dhe të aleatëve zbarkuan në Normandi në mënyrë që bota të njihte paqen.

Forcat britanike, amerikane, kanadeze dhe franceze kaluan kanalin anglez dhe filluan lëvizjen në bregdet para agimit të 6 qershorit 1944. Operacioni shënoi fillimin e çlirimit të Francës dhe pjesës perendimore të Evropës nga forcat naziste. Gjermania u dorëzua zyrtarisht 11 muaj më vonë në maj të vitit 1945. //rd//

XS
SM
MD
LG