Lidhje

Dodik paralajmëron myslimanët kundër eleminimit të Republikës Serbe


Kryeministri i serbëve të Bosnjes Milorad Dodik paralajmëroi udhëheqësit myslimanë të ndalin thirrjet për eleminimin e Republikës Serbe në Bosnje Hercegovinës thuke thënë se thirrje të tilla vënë në rrezik të ardhmen e vendit.

Zoti Dodik akuzoi Haris Silajxhiç, anëtarin mysliman të presidencës kolektive të Bosnjes, se ka kërcënuar dhe frikësuar banorët serbë në Bosnje. Ai tha se kjo do të shkatërronte çdo mundësi për një të ardhme të përbashkët në vend. Ai po u përgjigje kështu thirrjeve të bëra nga zoti Silajxhiç që vinin në pikëpyetje legjitimitetin e Republikës serbe të Bosnjes.

Udhëheqësi myslimanë po reagonte ndaj një vendimi në muajin shkurt të Gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë rreth masakrës së Srebrenicës. Marrëveshja e Dejtonit në vitin 1995 i dha fund konfliktit boshnjak dhe e ndau vendin në Republikën Serbe dhe Federatën Myslimano-Kroate. //rd//

XS
SM
MD
LG