Lidhje

9 të vrarë nga shpërthimi vetëvrasës në Rabia të Irakut


Forcat irakiane të sigurimit thanë se një shpërthim vetëvrasës shkaktoi nëntë të vrarë dhe 22 të plagosur në një postë policie në veriperëndim të Irakut. Zyrtarët thanë se katër policë ishin midis të vrarëve në sulmin e sotëm në qytetin Rabia në afërsi të kufirit me Sirinë.

Në Bagdat, një shpërthim me autobombë la tre të vrarë dhe tetë të plagosur në afërsi të një restoranti në lagjen Sadr me shumicë shiite. Ushtria amerikane tha se forcat e koalicionit kanë ndaluar 16 të dyshuar në lagjen Sadr që besohet të jenë anëtarë të një rrjeti që ndihmon lëvizjen e armëve dhe lëndëve shpërthyese nga Irani në Irak dhe dërgon ekstremistë në Iran për stërvitje terroriste.

Ministria britanike e Mbrojtjes tha se një ushtar i saj u qëllua për vdekje ndërsa po patrullonte në veriperëndim të Basrës. Ndërsa në Mosul persona të armatosur vranë një gazetar që punonte për agjencinë, Zëri i Irakut. //rd//

XS
SM
MD
LG