Lidhje

SHBA: Reforma për imigracionin bllokohet në Senat


Projektligji për reformën e imigracionit që ka mbështetjen e fuqishme të presidentit Bush dështoi të miratohet në një votim të senatit duke vonuar pa fund veprimet për këtë çështje. Senatorët votuan kundër thirrjes për t’i dhënë fund diskutimeve për legjislacionin dje dhe për ta kaluar projekt-ligjin në një votim përfundimtar.

Procedura dështoi nga 15 vota që nevojiteshin për të plotësuar 60 të tilla për ti dhënë fund debatit. Shumica e senatorëve republikanë votuan kundër kufizimit të debatit. Udhëheqësi i shumicës në Senat, Harry Reid e tërhoqi projektligjin nga plani i punës së legjislaturës dhe fajësoi republikanët për mosvotimin e tij.

Por senatorët republikanë, përfshi udhëheqësin e pakicës Mitch McConnell tha se demokratët u përpoqën të nxitonin projektligjin. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti është i zhgënjyer nga rezultati i djeshëm por i bëri thirrje senatorit Reid të lejojë debatin të vazhdojë. //rd//

XS
SM
MD
LG