Lidhje

Presidenti Bush në Poloni


Presidenti Bush ndodhet në Poloni për bisedime me Presidentin Leh Kazinski dhe zyrtarë të tjetë, bisedime që pritet të përqendrohen te planet amerikane për instalimin e një mburoje kundër raketave në Evropë.

Presidenti amerikan u largua nga takimi i Tetëshes në Gjermani për t’u takuar me zotin Kazinski në venpushimin presidencial Jurata në bigjet e Detit Balltik. Pas bisedimeve që do të zhvillojë në Poloni, Presidenti Bush do të shkojënë Romë, që është ndalesa tjetër e turneut të tij në Evropë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e habiti zotin Bush dje me ofertën e tij për të bashkëpunuar me Uashingtonin për mbrojtjen kundër raketave në Evropë, në qoftë se sistemi zgjerohet për të përfshirë një bazë radarësh në Azerbajxhan, të ndërtuar nga sovjetikët.

Zoti Putin u tha gazetarëve sot në Gjermani se sistemi amerikan i mbrojtjes nga raketat mund të vendoset në Turqi, që është anëtare e NATOs ose në Irak. Ai tha se përdorimi i radarëve në Azerbajxhan do t’i bënte të panevojshme dislokimet e sistemit në Poloni dhe në Republikën Çeke.

XS
SM
MD
LG