Lidhje

Moska siguron Serbinë se nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën


Presidenti rus Vladimir Putin e ka siguruar kryeministrin serb Voisllav Koshtunica se qëndrimi i Moskës lidhur me Kosovën, mbetet i pandryshuar.

Presidenti rus i tha kryeministrit serb sot, se Rusia nuk është dakort me anëtarë të tjerë të Grupit të 8-ëshes, në lidhje me të ardhmen e statusit të Kosovës. Por ai shtoi se mbas një diskutimi këtë javë në takimin e zhvilluar në Gjermani, edhe vendet e tjera anëtare të këtij grupi, janë më të qarta lidhur me qëndrimin e Rusisë. Të dy udhëheqësit u takuan në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut.

Zoti Koshtunica tha se mbështetja e Rusisë për Serbinë ka një domethënie historike. Ai tha se vendi i tij përfundimisht nuk e pranon planin e ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, plan i cili hap dyert për pavarësinë e Kosovës. Ai tha se asnjë vend nuk mund të ndëshkohet në një mënyrë të tillë duke i shkëputur 15 përqind të territorit të tij. //kk//

XS
SM
MD
LG