Lidhje

Hamasi merr nën kontroll selinë e presidentit Abas në Rripin e Gazës


Grupi palestinez Hamas thotë se luftëtarët e tij kanë marrë nën kontroll bazën e presidentit Mahmud Abas, në Rripin e Gazës, që sipas Hamasit ishte vendi i fundit i fortifikuar në atë zonë i fraksionit rival Fatah. Hamasi e bëri këtë njoftim dje në mbrëmje.

Zoti Abas ndodhej në Bregun Perëndimor, që kontrollohet ende nga grupi i tij Fatah.

Presidenti palestinez thotë se ka pezulluar nga detyra kryeministrin Ismail Hanijeh, një anëtar i Hamasit. Zoti Hanijeh nuk e përfilli vendimin e presidentit Abas, duke e cilësuar si një veprim të nxituar dhe tha sot në televizionin palestinez, se qeveria e tij e bashkimit kombëtar do të vazhdojë të punojë për popullin palestinez me aq sa ka mundësi.

Luftime të ashpra të kohëve të fundit midis Hamasit dhe Fatahut kanë shkaktuar të paktën 90 të vrarë./al/

XS
SM
MD
LG