Lidhje

D'Alema:Të rifillojnë bisedimet Prishtinë-Beograd me afat të kufizuar


Ministri i Jashtëm i Italisë Massimo d'Alema tha se Serbia dhe udhëheqësit shqiptarë të Kosovës duhet të rifillojnë bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës, por vetëm me një afat të kufizuar kohor.

Zoti D'Alema e bëri propozimin e tij sot gjatë bisedimeve në Beograd me Kryeministrin serb Vojislav Koshtunica. Zyrtari italian theksoi se synimi përfundimtar i bisedimeve duhet të jetë pavarësia e Kosovës.

Zoti Kostunica tha se vendi i tij nuk pranon të negociojë rreth pavarësisë pasi kjo përbën shkelje të kartës së Kombeve të Bashkuara dhe kushtetutës e Serbisë. Presidenti i Serbisë Boris Tadiç dhe zoti D'Alema ranë dakort se njohja e njëanëshme e pavarësisë së Kosovës, pa miratimin e Këshillit të Sigurimit, do të ishte zgjidhja më e gabuar. //rd//

XS
SM
MD
LG