Lidhje

Një astronaute amerikane thyen rekordin për qëndrim në hapësirë


Astronautja amerikane Suni Williams theu rekordin për qëndrimin më të gjatë në hapësirë nga një grua. Sot në mëngjes, Uilliams theu rekordin e vendosur në vitin 1996 nga amerikanja Shannon Lucid, kur iu bënë më shumë se 188 ditë e katër orë në hapësirë. Uilliams ka qenë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës që nga dhjetori dhe do të kthehet në tokë javën e ardhshme me anijen Atlantis.

Ndërkohë, zyrtarë të agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, thonë se një astronaut i anijes së hapësirës, Atlantis, ka përfunduar riparimin e izolantit të nxehtësisë së anijes, që ishte dëmtuar gjatë nisjes se saj javën e kaluar.

Astronauti John Olivas i bëri riparimet gjatë ecjes së katërt në hapësire, që u realizua dje. Ai perdori krahun e gjatë robotik të anijes, për ripairmin dhe fiksimin mbulesës izoluese të saj.

Por dje, zyrtarë të NASA-s thanë se kontrollorët rusë të fluturimeve rifilluan funksionimin e dy sistemeve kompjuterike në Stacionin Orbital Ndërkombetar, pas disa orë ndërprejeje. Një sistem i tretë mbeti i bllokuar javën e kaluar, por administratori i Misionit të NASA-s, tha se zyrtarët kanë një sërë alternativash të tjera, për ta riparuar këtë sistem. //kk//

XS
SM
MD
LG