Lidhje

Qeveria e re palestineze bën sot betimin


Presidenti palestinez Mahmud Abas pritet të bëjë betimin e kryeministrit të ri palestinez dhe të një kabineti të jashtëzakonshëm, i cili do të zëvendësojë qeverinë e udhëhequr nga Hamasi, qe ai e shkarkoi pas një pëleshjeje të përgjakshme në Rripin e Gazës.

Zoti Abas i cili ka selinë në Bregun Perendimor emëroi ish Ministrin e Financave Salam Fayad në postin e kryeministrit të ri, pasi shkarkoi kryeministrin Ismail Hanie. Por zoti Hanie nuk e ka pranuar këtë vendim dhe tha se qeveria e tij do të vazhdojë të kryejë punën. Ai bëri thirrje për qetësi dhe bashkim pas një javë luftimesh ndërmjet Hamasit dhe Fatahut, ku mbetën të vrarë rreth 110 palestinezë.

Ushtarët izarelitë shtinë sot me armë në ajër në pikëkalimin kufitar të Erezit, për të vënë nën kontroll turmat e njerëzve që përpiqeshin të largoheshin nga Gaza për në Izrael. Ndërkohë dëshmitarët thonë se luftëtarë të Fatahut kanë sulmuar institucionet e Hamasit në Bregun Perendimor, përfshirë ndërtesën e parlamentit në Ramallah. Ndërsa në Gazë, luftëtarë të Hamasit plaçkitën shtëpinë e udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat.

Po sot, një i dërguar amerikan, i tha zotit Abas, se Shtetet e Bashkuara do t’i çbllokojnë ndihmat e emergjencës ndaj palestinezëve, në se qeveria e re, nuk do të përfshijë ministra të Hamasit.//lk

XS
SM
MD
LG