Lidhje

New Hampshire, prova e parë për garën presidenciale


Kushtetuta amerikane nuk parashikon mënyrën sesi një parti politike mund të emërojë kandidatin e saj për president. Procesi thjesht ka evoluar me kalimin e kohës dhe tani të dyja partitë e mëdha politike, demokrate dhe republikane – mbështeten në zgjedhjet paraprake shtetërore për të përcaktuar kandidatët e tyre për në zgjedhjet e përgjithshme. Në New Hampshire ndikimi në rritje i medias ka bërë që ky shtet të zhvillojë zgjedhjet paraprake i pari, çdo katër vjet të ciklit elektoral.

Është burim krenarie për njerëzit në shtetin verilindor New Hampshire. Një traditë e shënuar dhe e gdhendur në gurë në kryeqytetin Concord.

Por kur William Gardner kandidonte për sekretar shteti në New Hampshire në vitin 1976, zgjedhjet paraprake presidenciale këtu nuk mund të përshkrueshin si kaq të rëndësishme.

“New Hampshire ka mbajtur zgjedhjet e para paraprake qysh në vitin 1920. Për gjysmën e parë të shekullit nuk ishte një ngjarje e rëndësishme kombëtare apo ndërkombëtare”, thotë zoti Gardner.

Ishte gjatë gjysmës së dytë të zotit Gardner në post – viti 1977 kur ligjvënësit miratuan legjislaturën që i bënte zgjedhjet paraprake shtetërore të parat në vend. Gardner e cilëson traditën e famshme politike të New Hampshire si pjesë të rëndësishme të “Endrës Amerikane”.

“Pikë së pari ato i japin njeriut të thjeshtë mundësinë të zgjidhet president. Mban gjallë ëndrën amerikane që çdo djalë apo vajzë e dikujt mund të rritet e të bëhet President pasi nuk të duhet të jesh i famshëm apo lidhjet më të forta për të fituar këtu”.

New Hampshire është shtet me gati 1 presje tre milionë banorë. Byroja e regjistrimit të popullësisë tregon se 96 përqind e popullësisë aty është e bardhë. Shumica e votuesve në këtë shtet e quajnë veten të pavarur pasi kundërshtojnë si republikanët edhe demokratët. Për këtë fakt, dhe statusit si i pari në vend, New Hampshire është një ndalesë e rëndësishme në fushatën e kandidatëve.

Për zgjedhjet e 2008-ës të paktën 10 shtete kanë planifikuar të mbajnë zgjedhjet paraprake më 5 shkurt, dita e njohur si e Marta e Madhe. Ky numër mund të rritet në 25 ndërkohë që shtetet të tjera miratojnë legjislaturën në muajt e ardhshëm.

Kryetari i partisë republikane në New Hampshire, Fergus Cullen thotë se ndryshimi nuk u jep kandidatëve shumë kohë për të ndërtuar apo fituar terren pas fushatës në New Hampshire.

“Një kandidat që nuk del mirë aty nuk ka kohë të marrë veten. Një kandidat që i kalon parashikimet mund të mos ketë kohë të përfitojë nga ky sukses. Ata praktikisht nuk kanë kohë të grumbullojnë financime për fushatën në shtetin tjetër. Ajo i pakëson shanset që një parti ose një tjetër të emërojë dikë që nuk është i përshtatshëm”.

Leon Panetta shërbeu si shef i personelit për ish presidentin Bill Clinton. Ai thotë se aktivitetet intensive pas të Martës së Madhe duket se i ndihmojnë kandidatët që kanë grumbulluar më shumë fonde.

“Kjo ndoshta favorizon jo vetëm Hillary Clintonin – Barack Obama po grumbullon mjaft fonde. Nga krahu republikan kjo favorizon më shumë Mitt Romney që ka grumbulluar gjithashtu një sasi të madhe parash”.

Fushata e zgjedhjeve paraprake i mohon një kandidati më pak të njohur mundësinë për tu bërë më i dukshëm për votuesit në shtetet e tjera. Kritikët thonë se e Marta e Madhe u jep më shumë rëndësi reklamave politike pasi i lë më pak kohë për kandidatët të takohen me votuesit.

Shteti i Florikas i ka zgjedhjet parakrake më 29 janar. Ligji i shtetit të New Hampshire kërkon që zgjedhjet paraprake këtu të ndodhin të paktën shtatë ditë para atyre në një shtet tjetër. Disa si Fergus Culle spekullojnë se zgjedhjet në New Hampshire mund të zhvillohen në fund të këtij viti.

Megjithë ndryshimet në këtë vit zgjedhjesh, fushata ka filluar në New Hampshire falë pjesërisht debateve politike të zhvilluara në kolegjin Saint Anselm në Manchester. Jashtë korpusit, shtërngimet e duarve dhe takimet në auditore shënojnë fillimin e raundit të fushatës në këtë shtet që shpreson të jetë i veçantë dhe burim krenarie për 2008ën dhe më pas.//kk//

XS
SM
MD
LG