Lidhje

Krocia gjykon dy gjeneralë për krime lufte


Kroacia filloi një gjyq të nivelit të lartë ndaj dy gjeneralëve, ndaj të cilëve janë ngritur aktpadi për krime kundër serbëve gjatë konfliktit ballkanik të viteve ’90.

Të pandehurit Mirko Norac dhe Rahim Ademi akuzohen se nuk e penguan ushtrinë kroate në vitin 1993, të torturonte dhe vriste rreth 30 civilë dhe të burgosur serbë, pranë qytetit jugor të Zadarit. Të dy ata deklaruan se janë të pafajshëm, në gjyqin që filloi sot në kryeqytetin kroat.

Ky proces gjyqësor, që po zhvillohet nga gjykata e distriktit të Zagrebit, është i pari që Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës në Hagë, e transferon në një gjykatë të Kroacisë. Ai shihet gjerësisht si një provë për sistemin gjyqësor në një vend-kandidat të Bashkimit Evropian.

Ky është procesi i dytë gjyqësor për Mirko Noracin, i cili është duke kryer dënimin prej 12-vjetësh, për rolin e tij në vrasjen e civilëve serbë pranë Gospicit, në vitin 1991. //rd//

XS
SM
MD
LG