Lidhje

Kryebashkiaku i Nju Jorkut ndryshon përkatësinë politike


Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg tha se po ndryshon përkatësinë politike nga republikan në i pavarur.

Zoti Bloomberg e bëri njoftimin përmes një deklarate ku thotë se përkatësia e re i sjell pikëpamjet e tij në një linjë me mënyrën se si ka drejtuar dhe vazhdon të drejtojë qytetin e Nju Jorkut.

Por kryebashkiaku tha se ndryshimi nuk nënkupton se ai do të hyjë në garën presidenciale të vitit 2008 duke shtuar se planet e tij për të ardhmen nuk kanë ndryshuar.

Megjithë deklaratën e tij, zoti Bloomberg nuk ka mundur të shuajë hamendjet rreth mundësisë së kandidimit të tij për president.

Miliarderi Bloomberg ka qenë për një kohë të gjatë demokrat para se të kthehej në republikan kur hyri në garën për postin që mban tani. Ai u rizgjodh në vitin 2005. //ii

XS
SM
MD
LG