Lidhje

Anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve takojnë anëtarë të Dumës ruse


Komisioni për marrëdhëniet me jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan mbajti një takim të përbashkët me disa anëtarë të parlamentit rus për të diskutuar mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Gjatë takimit, kryetari i komisionit të marëdhënieve me jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, Tom Lantosh dhe ligjvënës të tjerë ngritën pikëpyetje që lidhen me gjendjen e të drejtave të njeriut në Rusi dhe me kufizimet rreth lirisë së shtypit.

Kryetari i Komisionit të Dumës për marrëdhëniet me jashtë, Konstantin Kosaçev, tha se Rusia shpesh është e ndjeshme ndaj vlerësimeve që vojnë nga partnerët e huaj. Ai tha gjithashtu se Rusia është disa herë e “habitur dhe e zhgënjyer” nga deklaratat e bëra në disa deklarata amerikane. Nga ana e tij zoti Lantosh vuri në dukje se dy vendet kanë objektiva të përbashkëta. Ai pranoi se Ai pranoi se Shtetet e Bashkuara kanë patur probleme me Rusinë që nga largimi nga skena i Presidentit rus Boris Jelsin. //rd//

XS
SM
MD
LG