Lidhje

Diskutohen në Bruksel praktikat proceduriale të vendeve të BE-së


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian filluan një takim të rëndësishëm të nivelit të lartë në Bruksel, qëllimi i të cilit është përcaktimi i praktikës procedurale të bllokut 27 anëtarësh.

Pritet që të zhvillohen negociata të ashpëra lidhur me projektin e traktatit të ri të BE-së, që mbështet nga shumica e vendeve anëtare. Megjithatë, si Polonia ashtu edhe Britania e Madhe kanë shprehur rezerva rreth traktatit të ri. Londra thotë se do ta kundërshtojë traktatin e ri që i jep Bashkimit Evropian kompetenca më të mëdha mbi sistemin juridik të Britanisë së Madhe apo politikën e saj të jashtme. Varshava kërkon ndryshime për të realizuar vota proporcionale me popullatën e vendeve anëtare.

Para takimit të nivelit të lartë, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vendi i të cilës mban presidencën e radhës të BE-së, u bëri thirrje vendeve anëtare të zgjidhin mosmarrëveshjet lidhur me të ardhmen e bllokut. Zonja Merkel tha se traktati i ri i Bashkimit Evropian është me rëndësi kritike për t’iu përgjegjur sfidave të ndryshimeve klimatike, energjisë dhe globalizimit. //rd//

XS
SM
MD
LG