Lidhje

CIA do të publikojë dokumenta sekrete


Agjencia Qendrore e Zbulimit amerikan, CIA, njoftoi se do të bëjë publike qindra faqe dokumentash sekrete që japin hollësi mbi planet e atentateve të agjensisë, spiunazhin brenda vendit, hapjen e postës private dhe hetimin e gazetarëve.

Drejtori i CIA-s, Michael Hayden, tha se informacioni nuk është për t.u krenuar, por është pjesë e historisë së agjencisë. Dokumentet janë krijuar fillimit mes viteve 1950 dhe 1970. Ato ilustrojnë përgjigjet e CIAs ndaj ngjarjeve të tilla si frika e komunizmit në vitet 50-të dhe skandali i Watergatit në vitin 1970 që çoi në dorëheqjen e presidentit Richard Nixon.

Dokumentet e çmuara të CIAs, do të publikohen javën e ardhshme. Ato janë grumbulluar nga drejtori i CIA-s në vitin 1973, James Schlesinger, i cili kërkonte të dinte në se CIA mund të kishte tejkaluar autoritetin e saj. //rd//

XS
SM
MD
LG