Lidhje

Hill: Procesi i çarmatimit të Koresë së Veriut do të jetë i gjatë


I dërguari amerikan për çështjet bërthamore u kthye nga një vizitë e rallë në Korenë e Veriut ku tha se zyrtarët e siguruan se do të fillojnë mbylljen e reaktorit kryesor bërthamor.

Duke folur me gazetarët sot në Seul, Ndihmës Sekretari i Shtetit, Christopher Hill, tha se bisedimet e tij me zyrtarët e Koresë së Veriut ishin “shumë të detajuara” dhe “shumë të dobishme dhe pozitive”. Zoti Hill u takua në Phenian me homologun e tij Kim Ki Kuan dhe ministrin e jashtëm Pak Ui Chun. Zoti Hill tha në një intervistë me kanalin televiziv CNN se ky do të jetë në proces i gjatë. Megjithatë, ai shprehu besimin se Koreja e Veriut do ta mbajë premtimn dhe do ta mbyllë reaktorin bërthamor të Yongbyon-gut.

Zoti Hill është zyrtari më i lartë amerikan që viziton Korenë e Veriut në pesë vjet. Shtëpia e Bardhë tha sot se zoti Hill u lejua të shkonte në Phenian sepse qeveria amerikane ishte e bindur “se kishte ardhur koha për të shkuar përpara në këtë çështje”. Shtëpia e Bardhë tha gjithashtu se Presidenti Bush pret që Koreja e Veriut t’i përmbahet marrëveshjes së saj të muajit shkurt për të mbyllur reaktorin e saj bërthamor. //rd//

XS
SM
MD
LG