Lidhje

BP shet aksionet e saj në Gazpromin e Siberisë Lindore


Firma britanike e naftës, British Petrolium, njoftoi se ka rënë dakort t’ia shesë kompanisë shtetërore ruse Gazprom, aksionet e saj të një fushe gazmbajtëse në Siberinë Lindore.

Njoftimi i sotëm ve në dukje se Gazpromi do t’i paguajë firmës britanike 900 milion dollarë për 63 përqindëshin e aksioneve. British Petroleum është në partneritet me firmën TNK për shfrytëzimin e rajonit gazmbajtës në afërsi të Irkutskut.

Në marrëveshjen paraprake thuhet se firma britanike ka të drejtë të mbajë një interes prej 25 përqindësh, kur të arrihet marrëveshja përfundimtare. Muajin e kaluar, një gjykatë ruse e hodhi poshtë aktpadinë e firmave BP dhe TNK, që kërkonin të ndërpritej nisma e autoriteteve ruse për t’i hequr atyre liçensën nën argumentin se po prodhonin nën kuotë.

Zyrtarët e firmave TNK-BP, thonë se nuk mund të prodhonin më shumë, pasi Gazprom, nuk i lejoi të ndërtonin një tubacion eksporti drejt Kinës. Ligjet ruse nuk lejojnë firma të huaja, me përjashtim të Gazpromit, të eksportojnë gaz. //rd//

XS
SM
MD
LG