Lidhje

Zëvendës kryeministri i Kosovës viziton Tiranën


Takimi i sotëm është në vazhdën e kontakteve intensive mes Tiranës dhe Prishtinës. Pak javë më parë gjatë vizitës së tij në Tiranë, presidenti amerikan Xhorxh Bush u kërkoi autoriteteve të Shqipërisë të ndikonin te pala shqiptare në Prishtinë për të ruajtur gjakftohtësinë e maturinë në këto çaste të fundit të përcaktimit të së ardhmes së Kosovës.

Gjatë takimit të sotëm në Tiranë, zëvendëskryeministri Oketa siguroi edhe një herë mbështetjen e qeverisë shqiptare për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pavarësisë. Zoti Haziri ka bërë një panoramë të zhvillimeve në Kosovë, ku jo vetëm qeveria por edhe qytetarët janë prej kohësh në pritje të një vendimi të shpejtë të faktorit ndërkombëtar për vënien në jetë të planit Ahtisaari.//kk//

XS
SM
MD
LG