Lidhje

Komuniteti çam përkujton shpërnguljen me forcë nga Greqia


Disa qindra pjestarë të komunitetit çam zhvilluan sot një marshim përkujtimor nga qyteti jugor i Sarandës në drejtim të Pikës kufitare te Qafëbotes, në kufi me Greqinë, për të kujtuar shënojnë shpërnguljen me forcë nga Greqia me 27 qershor të vitit 1945 të disa mijëra banorëve nga krahina e Çamërisë. Marshimi i sotëm u organizua nga Partia Bashkimi për Drejtësi dhe Integrim dhe në të morën pjesë edhe disa deputetë të Parlamentit shqiptar.

Pjesëtarët në marshim ndaluan edhe në fshatin Kllogjer, afër kufirit me Greqinë, ku ndodhet nje perkujtimore per viktimat, qe nuk arriten te mbijetonin nga vuajtjet dhe dhuna, gjate shpernguljes. Rreth 3 mijë pjesëtarë të komuniteti çam zhvilluan edhe mbrëmë në Sarandë, po me këtë rast, një ceremoni përkutjimore.

Greqia thotë se për të çështja çame nuk egziston, ndërsa Shqipëria ka kërkuar zgjidhjen e pretendimeve të pronësisë të shqiptarëve në Greqi, mbi bazën e një traktati të miqësisë, të firmosur gati dhjetë vjet më parë mes të dy vendeve. //kk//

XS
SM
MD
LG