Lidhje

Izraeli miraton zhbllokimin e parave të taksave palestineze


Kabineti izraelit miratoi zhbllokimin e parave të taksave palestineze, për të mbështetur Presidentin Palestinez Mahmoud Abbas, të Fatahut.

Ky vendim synon fuqizimin e zotit Abas, kundrejt fraksionit rival palestinez Hamas, pasi ky grup mori me dhunë kontrollin e Rripit të Gazës.

Kryeministri izraelit Ehud Olmert i kërkoi sot kabinetit, që të zhbllokojë rreth 600 milionë dollarë në të ardhura nga taksat të cilat ishin bllokuar, që kur grupi ekstremist Hamas i fitoi në zgjedhjet parlamentare palestineze në janar të vitit 2006.

Por kryeministri i shkarkuar palestinez Ismail Hanijeh i Hamasit, tha se fondet nga taksat u duhen dhënë të gjithë palestinezëve, pa kushte.

Zoti Hanijeh, gjithashtu nuk pranoi të marrë pjesë në një takim të planifikuar për nesër në Egjipt dhe ku do të marrë pjesë edhe kryeministri izraelit Olmert, zoti Abbas, presidenti egjiptian Hosni Mubarak dhe Mbreti Abdullah i Jordanisë. Ai tha se rezistenca e palestinezëve është e vetmja rrugë për të ecur përpara.

Zoti Olmert pritet të deklarojë një paketë ndihmash për qeverinë e lëvizjes së moderuar Fatah gjatë takimit të nesërm. //kk//

XS
SM
MD
LG