Lidhje

Qindra viktima nga stuhitë e fuqishme në Azinë Jugore


Stuhi të fuqishme dhe shira te rrëmbyer kanë shkaktuar vdekjen e qindra vetëve në mbarë Azinë Jugore gjatë tre ditëve të fundit.

Pakistani tha se dje, se në qytetin e Karaçit u vranë 228 vetë. Vdekjet u shkaktuan nga elektroshoket, pemët e rrëzuara dhe nga shembja e shtëpive.

Në Indi, të paktën 100 persona vdiqën si rezultat i stuhive. Në shtetin jugor Andhra Pradesh u vranë mbi 30 vetë.

Zyrtarët indianë njoftuan se mbi 100 mijë persona janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Metereologët presin që shirat e rrëmbyeshëm të vazhdojnë edhe nesër.

Stina e monsuneve në rajon zgjat nga qershori deri në shtator. //kk//

XS
SM
MD
LG