Lidhje

Putin: Pozicioni i Rusisë ndaj Kosovës nuk niset nga konsiderata etnike


Presidenti rus Vladimir Putin tha se kundërshtimi i Kremlinit ndaj pavarësisë së Kosovës bazohet mbi të drejtën ndërkombëtare dhe dhe në dëshirën për qendrueshmëri rajonale.

Zoti Putin tha dje gjatë bisedimeve me Presidentin e Serbisë Boris Tadiç se pozicioni i Rusisë nuk bazohet mbi konsiderata etnike ose historike.

Zoti Tadiç nga ana e tij përsëriti kundërshtimin ndaj një Kosove të pavarur por tha se është i gatshëm për kompromis.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po shqyrton një projektrezolutë që mbështet propozimin e të dërguarit të OKB-së Marti Ahtisari për pavarësi të mbikqyrur për Kosovën. Rusia, aleate tradicionale e Serbisë ka lënë të kuptohet se do t’i verë veton rezolutës. //ii

XS
SM
MD
LG