Lidhje

Konferenca e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi


Krerët e shteteve dhe autoritete të tjera nga 12 vende të rajonit të Detit te Zi janë mbledhur në Stamboll, në një takim për energjinë dhe çështje të tregtisë.

Konferenca 4-ditore e Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të vendeve të Detit të Zi, filloi sot, me rastin e 15-vjetorit të saj, nën masa të rrepta sigurimi.

Presidenti rus Vladimir Putin, merr pjesë në takim krahas udhëheqësve nga Shqipëria, Azerbaxhani, Greqia, Serbia, Turqia dhe Ukrania në takim. Në takim kanë shkuar gjithashtu udhëheqësit e Bullgarisë, Gjeorgjisë, Moldovisë dhe Rumanisë, si dhe Ministri i Jashtëm i Armenisë.

Turqia ka filluar projekte për transportimin e naftës dhe gazit natyror nga rajoni i detit Kaspik, i pasur me këto burime, për në tregjet e Evropës Perëndimore. Vitin e kaluar u hap një tubacion që lidh Azerbaixhanin me centralin Cayhan të Turqisë. Një tjetër tubacion do të transportojë naftë nga Kazakistani dhe Rusia për në brigjet e Detit të Zi, në Ceyhan.

Rusia është një nga furnizuesit kryesorë me energji të Evropës.//iç//

XS
SM
MD
LG