Lidhje

Del Ponte: Bisedimet BE-Serbi të kushtëzohen me kapjen e Mlladiçit


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi, Karla Del Ponte i kërkoi Bashkimit Evropian të pezullojë përfundimin e bisedimeve me Serbinë për marrëveshjen e Asocim Stabilizimit deri në kapjen e ish gjeneralit të kërkuar Ratko Mlladiç.

Zonja Del Ponte i bëri komentet sot në një fjalim para ligjvenësve evropianë.

Gjenerali Mlladiç mendohet se fshihet me ndihmën e nacionaliostëve serbë. Bisedimet e Serbisë me Bashkimin Evropian filluan këtë muaj, pas një ndërprerjeje 1 vjeçare.

Zonja Del Ponte ngriti edhe shqetësimin lidhur me vështirësitë me të cilat ndeshet gjykata e Hagës për rastet e krimeve të luftës në Kosovë.

"Ne po humbasim dëshmitarët, pasi ata i nënshtrohen kërcënimeve të shumta jo vetëm për jetën e tyre, por edhe të familjeve të tyre. Në rastin e lirimit të Fatmir Limajt, vendim që ne e kemi apeluar prokurorët humbën dëshmitarë të rëndësishëm. E njejta gjë po vihet re edhe me rastin e Haradinajt".

Në Kosovë, tha zonja Del Ponte, është shumë e vështirë të sigurohet mbrojtja e dëshmitarëve. Policia, tha ajo, ka brenda radhëve të saj anëtarë që nuk duan të bashkëpunojnë me gjykatën e Hagës dhe nuk duan të mbrojnë dëshmitarët, që ata i quajnë tradhëtarë. //ze//

XS
SM
MD
LG