Lidhje

Toni Bler, i dërguari për paqen në Lindjen e Mesme


Negociatorët ndërkombëtar për paqe në Lindjen e Mesme u takuan në Jeruzalem për të shqyrtuar emërimin e kryeministrit britanik që po largohet, Tony Blair si të dërguarin për rajonin.

Kuarteti i Lindjes së Mesme, përbërë nga përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian u takua sot për rreth tre orë në konsullatën amerikane.

Ata do të diskutonin gjithashtu përpjekjet për të rigjallëruar procesin arabo-izraelit të paqes. Diplomatët e kuartetit nuk komentuan pas takimit të sotëm.

Në Uashington, zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit kanë lënë të kuptohet se emërimi mund të bëhet nesër. Ata nuk thanë se kush mund të jetë ai, por vlerësuan përgatijen e zotit Blair.

Në Londër, kryeministri Tony Blair tha se do të bënte ç’të mundte për të ndihmuar për zgjidhjen e çështjes izraelito-palestineze. Zoti Blair largohet nga posti nesër.

Takimi i kuartetit ndodh një ditë pasi kryeministri izraelit Ehud Olmert dhe presidenti palestinez Mahmoud Abbas zhvilluan bisedime në Egjypt.

Në takimin e nivelit të lartë në Egjypt, zoti Olmert premtoi të lironte 250 anëtarë të Fatahut nga burgjet izraelite si shenjë e vullnetit të mirë ndaj zotit Abbas. Bisedimet e Egjyptit përfshijnë edhe ato me presidentin Hosni Mubarak dhe mbretin Abdullah të Jordanisë. //ze//

XS
SM
MD
LG