Lidhje

Turqia kritikon BE-në për kufizimet në bisedimet e anëtarësimit


Turqia ka kritikuar Bashkimin Evropian për kufizimet e mëtejshme që i ka vënë asaj në bisedimet për anëtarësimin, ndërkohë që të dy palët filluan bisedimet për dy çështje.

Negociatori turk, Ali Babacan, tha se vendi i tij nuk është i kënaqur me shpjegimet e BE-së për kufizimin e bisedimeve në Broksel në çështjet e kontrollit të statisikave dhe financave. Ai tha se vende të tjera islamike po ndjekin nga afër praktikën e Bashkimit Evropian ndaj aspiratave për anëtarësim të këtij vendi kryesisht mysliman dhe do të nxjerrin përfundime në përshtatje me to.

Dje, zyrtarët e Bashkimit Evropian ranë dakord të rifillojnë bisedimet për dy çështje jo të rëndësishme të procesit të anëtarësimit me Turqinë por pa përfshirë politikat ekonomike dhe monetare.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank Ualter Shtajnmajer, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së, tha se biedimet e sotme provojnë se procesi i anëtarësimit të Turqisë është në vijë.

Nuk është dhënë asnjë arsye zyrtare për ndryshimin, por analistët thonë se presidenti i ri i Francës Nicolas Sarkozy ka shprehur kundështim të fortë për anëtarësimin e Turqisë myslimane në BE. //ze//

XS
SM
MD
LG