Lidhje

41 vjeçari David Miliband, Sekretar i Jashtëm britanik


Kryeministri i ri i Britanisë, Gordon Braun, emëroi 41 vjeçarin David Miliband në postin e sekretarit të jashtëm.

Zoti Miliband, aleat i ngushtë i ishkryeministrit Toni Bler, është personi më i ri në moshë në 3 dekada, që mban këtë post.

Kryeministri Braun emëroi gjithashtu një aleat tjetër të ngushtë, Alistair Darling, në postin e sekretarit të financave. Analistët e financave thonë se nuk priten ndryshime të mëdha në politikën fiskale të Britanisë, nën drejtimin e zotit Alistair, i cili po cilësohet si një zgjedhje e mirë për këtë post.

Media britanike njofton se menaxheri i fushatës së zotit Braun, Xhek Strou, pritet të emërohet në postin e sekretarit të drejtësisë. Lajmet bëjnë gjithashtu të ditur se sekretarja e shëndetësisë, Patricia Hjuit do të zëvendësohet. //ze//

XS
SM
MD
LG